RCCOLA

Italianët ndihmojnë Hendikosin dhe Spitalin e Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në shoqatën e Handikos-it në prani të kryetarit të Komunës drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, doktoreshës Fratura nga Qendra Bashkëpunuese Italiane e OBSH, drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit dhe përfaqësuesve të tjerë nga spitali dhe shoqata është bërë dorëzimi i donacionit të pajisjeve ndihmëse nga Shoqata e Bashkësisë Piergiorgio nga Udine e Italisë.

Donacioni është realizuar falë angazhimit të kooperacionit italiana dhe është bërë në dhjetor të vitit 2011 nga 5 përfaqësues të Komunës së Gjilanit të cilët kishin vizituar shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në Friuli Venezia Giulia si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët me rajonin italian dhe me Bashkëpunimin Italian për Zhvillim i cili vepron në Kosovë që nga viti 2008 në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar.

Ndërsa pas një viti vjen donacioni i cili ka një vlerë të madhe dhe shumë të rëndësishme për Hendikosin por edhe për SRGj-në.

Pajisjet ndihmëse që përbëhen nga shtretër për personat me aftësi të kufizuar, pajisje për ngritje, vinç, karroca, etj., do të dhurohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit për të përmirësuar shërbimet për personat me aftësi të kufizuar dhe njësisë së Handikosit që ndihmon personat me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se kjo është një nga ndihmat e shumta që ka dhënë kooperacioni italiana për rastet me nevoja të veçanta në Gjilan dhe defakto e ka bërë më të lehtë punën në këtë shoqatë dhe te këta persona, megjithëse nevojat ende janë shumë të mëdha në këtë drejtim. Projekti me kooperacionin italiana është i prekshëm menjëherë pas finalizimit të tij. Dhe pas shumë punëve që janë bërë në këtë drejtim nëpër institucione të ndryshme, sot Gjilanin e kemi dukshëm më mirë se sa mesatarja nëpër komunat e Kosovës. Mund të them se si Komunë jemi larg më mirë se sa që kjo kategori e qytetarëve ishte para disa vitesh, sepse ne komunikimin e kemi bërë gjithnjë mirë dhe shtruar për problemet dhe nevojat që këta i kanë në përditshmërinë e tyre. Sot në Gjilan kemi të punësuar disa punëtor me nevoja të veçanta, të cilët i kryejnë punët barabarësish me të tjerët dhe janë të përkushtuar për punë tha Mustafa.

KKGJILAN

Ndërsa, doktoresha Frattura nga Qendra Bashkëpunuese Italiane, tha se ndjehet e lumtur që ky donacion ka ardhur në vendin e duhur dhe shërben për kategorinë me nevoja të veçanta por edhe për persona që kërkojnë trajtim në SRGj. Për këtë që ne ofrojmë për juve është shumë domethënëse dhe jemi shumë të lumtur që angazhimi ynë shërben për kategorinë që është me nevoja të veçanta.

Edhe udhëheqësja e kooperacionit italiana Kristina Dolores tha se bashkëpunimi me institucionet e Gjilanit është përherë shumë i mirë dhe gjithnjë në shërbim të rasteve me nevoja të veçanta. Ajo tha se nga kryetari i komunës ne gjithnjë kemi marrë mbështetjen maksimale për të investuar dhe ndihmuar kategoritë që janë në gjendje jo të mirë.

Remzi Kqiku, menaxher i HENDIKOS-it tha se kushtet sot në këtë qendër janë shumë të mira, dhe nuk na mbetet tjetër pos të punojmë edhe më tepër. Ne në të ardhmen synojmë që të kemi një teren sportiv dhe të jemi me krijues. Shpresojmë se me avancimin edhe më të madh, ata të cilët janë më mirë me shëndet pretendojmë që të krijojmë edhe punë për anëtarët tanë këtu në qendër, që ata të marrin edhe pagë mujore.

Nga ana tjetër drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Abdylatif Latifi, tha se pajisjet që sot janë ndarë për neve janë shumë të nevojshme, ne do të marrim shtretër, ashensor, karroca etj. të cilët do t’u lehtësojnë edhe mjekëve trajtimin më të mirë të pacientëve.

Pajisjet e ndryshme janë të ardhura nga komuniteti Piergiorgio të cilët me vetë dëshirë dhe iniciativë kanë mundësuar që ky donacion të jetë në shërbim të njerëzve dhe institucioneve në nevojë./rajonipress/