RCCOLA

Itali, gjendet e masakruar një shqiptare

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Trupi i pajetë i masakruar i një femre shqiptare është gjetur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali.

Mësohet se kufoma është identifikuar si Mariana Marku 30 vjeç, nënë e një fëmije 11-vjeçar.

Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë.

Nga këqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të copëtuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.

Fundamenti

Mësohet se 30-vjeçarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto.

Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit si dhe disa kolege të 30-vjeçares. Por, hetimet janë përqëndruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës.

Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub.

Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjeçarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur. /balkanweb/