UBT

Itali: 37-vjeçari shqiptar mbytet në lumë për të shpëtuar fëmijët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën në lumin Tanaro në Itali, në përpjekje për të shpëtuar 2 fëmijët e tij, të cilët u rrëmbyen nga rrjedha e ujit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Arben Majoshi, emigrant i rregullt në Asti, kishte vendosur të kalonte fundjavën buzë lumit, në Antignano, bashkë me familjen e tij, transmeton BW.

Mobi Casa

Por ajo që duhet të ishte një ditë e bukur, u shndërrua në një tragjedi për familjen Majoshi. Dy fëmijët, 6 dhe 8 vjeç, u futën në lumë për tu freskuar, por u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. 37-vjeçari hyri menjëherë në lumë dhe arriti të shpëtonte vogëlushët, por më pas humbi ndjenjat dhe u zhduk në ujë.

Polumbarët arritën të gjenin trupin e tij mbrëmjen e së hënës, rreth 20 metra larg vendit të ngjarjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.