Uji Dea

Itali, 21 vjet burg për shqiptarin që i mori jetën 4 francezëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjyqtarët italianë kanë dënuar me 21 vjet dhe 4 muaj burg shtetasin shqiptar Ilir Beti, 37 vjeç, i cili gushtin e vitit 2011 shkaktoi një aksident me fuoristradën e tij që po ngiste në gjendje të dehur ku humbën jetën 4 të rinj francezë dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Beti akuzohej për vrasje me dashje dhe lëndime të rënda, drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe mbajtjen abuzive të një thike. Prokurori kishte kërkuar dy muaj më shumë dënim nga sa vendosi sot gjykatësi i çështjes. Sipas prokurorit, shqiptari nuk ka bërë asnjë tentativë për të evituar përplasjen.

“Ecte si një tren me 150 [km] në orë me një fuoristradë prej 3 tonëshe, me kapacitet reagimi zero. Indiferent edhe kur automjete të tjera i afroheshin”. Familjarët e viktima shpërthyen në lot në momentin që gjyqtari lexoi dënimin.

GRANDEMALL

Avokati i shqiptarit pretendoi se aksidenti nuk ishte me dashje pasi nuk kishte vullnet për të marrë jetë njerëzish. Por gjykatësi nuk e ka pranuar këtë version.

“Një dënim ekzemplar që e prisnim”, tha Christine Lorin, e ëma e një prej të rinjve francezë që humbën jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit, gati një vit më parë. Beti atë natë kishte hyrë e dalë disa herë nga autostrada ndërsa ka ecur për më shumë se 20 km në drejtim të kundërt me atë të lejuar, pavarësisht nga sinjalet me drita që drejtuesit e automjeteve të tjera, që arrin ta evitonin, i bënin me drita. Deri në përplasjen me një Opel Astra ku ndodheshin të rinjtë francezë që po shkonin me pushime në Kroaci. /ina/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.