Isufi : Titullin menaxher sportiv i vitit ia dedikojë përkrahësve të KH Zhegra

Gjilan – Bajram Isufi është shpallur menaxheri sportiv më i suksesshëm i vitit 2012 për rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe. Për rajonipress Isufi thotë se këtë çmim ia dedikon të gjithë përkrahësve të KH Zhegra duke filluar nga kryesia, lojtarët, donatorët, tifozët “Katana”.
Këtë vit epitetin si menaxheri më i mirë sportiv për vitin 2012 e fitojë me plotë meritë Bajram Isufi kryetar i KH Zhegra. Isufi për rajonipress tha se të fitosh këtë çmim është edhe privilegj po edhe përgjegjësi.
Megjithatë Isufi pa modesti thotë se ky çmim në radhë të parë i dedikohet të gjithë atyre që bënë të pamundurën që KH Zhegra të jetë aty ku ndodhet sot.
“Për një kohë shumë të shkurtër KH Zhegra u bë emër i njohur në sportin kosovar derisa ne kemi synime të afirmohemi edhe në arenën ndërkombëtare”tha ai. Isufi tha se duke parë angazhimin e të gjithëve me arsyeje këtë çmim ia dedikon të gjithë përkrahësve të KH Zhegra duke filluar nga kryesia, lojtarët, donatorët, dhe tifozët “Katana”.
Pa mbështetjen e këtyre hallkave KH Zhegra nuk do t`i kishte këto rezultate inkurajuese dhe këtë sukses të madh që e arriti në skenën kosovare të Hendbollit. Isufi me të drejtë thotë se tashmë ekipi i seniorëve është kandidatë në katërshen e madhe në Superligë, derisa juniorët dhe kadetët kampion vjeshtor , kurse pionierët nën kampion nga sezoni i kaluar dhe kandidatë potencial për kampion në këtë edicion të garave.
Isufi tha se të gjitha këto rezultate të arritura janë mundësuar nga një klub të cilit i mungon salla e edukatës fizike dhe përgatitjet i zhvillon në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” duke udhëtuar lojtarët nga katër herë në javë me nga 20 km në relacionin Zhegër – Gjilan – Zhegër.
Isufi tha se është rast i veçantë që KH Zhegra me këto kushte po arrin rezultate të cilat po bëhen krejt falë punës, angazhimit , përkushtimit e mbi të gjitha vullnetit dhe organizimit të shkëlqyeshëm që mbretëron brenda klubit./rajonipress/