Uji Dea

Isufi sqaron publikun: S`ka punësime në “EcoHigjiena”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në “EcoHigjiena” duke sqaruar publikun rreth rastit dhe përfoljes së Lumbardh Bunjakut ka thënë për rajonipress se në këtë kompani nuk ka punësime që nga data 11 korrik 2013 derisa ka thënë se Lumbardh Bunjaku në këtë kompani ndodhet vetëm si praktikant.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në kompaninë “EcoHigjiena” ka sqaruar për publikun pozicionin e Lumbardh Bunjakut i cili është përfolur në seancën e fundit nga opozita (PDK) se gjoja Valentina Bunjaku – Rexhepi ka “ndikuar” që ai të punësohet në këtë kompani.

RCCOLA

Por, Bajram Isufi duke sqaruar tha për rajonipress se deklaratat se gjoja ka pasur punësime në “EcoHigjiena” nuk qëndrojnë.”Pas reagimeve në opinion në lidhje me Kompaninë tonë për punësime e informojmë opinionin publik që në Kompaninë “EcoHigjiena” që nga data 11 korrik 2013 nuk ka pasur punësime në njësinë e Gjilanit. Kompania “EcoHigjiena” në strategjinë e saj zhvillimore dhe në ngritje të cilësisë së shërbimeve që nga themelimi i saj ka praktikuar dhe praktikon marrjen e Praktikantëve në periudha një deri tre mujore, ku me ngritjen e tyre profesionale dhe nëse janë treguar të suksesshëm edhe të rekrutohen në stafin tonë” ka thënë Isufi.

Isufi ka shtuar se Lumbardh Bunjaku ka filluar në praktikë nga data 03.04.2014 për një periudhë tre mujore me numër protokolli 230/8.04.2014./rajonipress/