UBT

Isufi: S`ka koalicion PDK – AAK në Gjilan ?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ahmet Isufi kryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se janë në bisedime në nivelin qendror dhe do të shohin se si do të zhvillohet tutje ky proces. Sipas Isufit dega e AAK-së në Gjilan duhet të vendos rreth koalicionit me PDK e Gjilanit.

Edhe pse dega e PDK-së në Gjilan e kishte lënë hapur mundësinë e futjes në koalicion edhe të AAK-së në Gjilan, kjo e fundit ende nuk e ka qartësuar pozicionin e saj pikërisht për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në qendër.

AAK-ja më herët kishte ofruar një ofertë duke synuar postin e kryesuesit të Kuvendit në Gjilan, por tani Ahmet Isufi thotë se gjërat kanë ndryshuar.

Ahmet Isufi kryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se janë në bisedime në nivelin qendror dhe do të shohin se si do të zhvillohet tutje ky proces. Sipas Isufit dega e AAK-së në Gjilan duhet të vendos rreth koalicionit me PDK e Gjilanit.

Uji Dea

Megjithatë Isufi tha se gjithçka që do të ndodhë në Gjilan do të jetë e harmonizuar me kryesinë qendrore.

Isufi nuk ka dashur që të flas për postet që AAK pritet të kërkojë nëse ajo vendos të hyjë në koalicion, por ai tha se ka qenë një ide e mëhershme që AAK-ja të marrë postin e kryesuesit të Kuvendit, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe gjithçka varet nga zhvillimet në qendër.

“Në Gjilan nuk do të ketë koalicion derisa nuk precizohen saktë detajet e koalicionit në qendër” tha Isufi.

Rreth koalicionit PDK – AAK në Gjilan ishte shprehur më i qartë Qemajl Mustafa i cili ka thënë më herët se për mua AAK është plotësisht e pranueshme dhe e mirëseardhur në koalicion. “Është akt me rëndësi të veçantë lidhja e marrëdhënieve me AAK-në” patë thënë Mustafa./rajonipress/