FITORJA

Isufi: Rendimente rekorde të grurit në Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, tashmë ka përfunduar me sukses korrja e drithërave të bardha. Drejtori për Bujqësi e Pylltari, thotë se fushata e korrje – shirjeve fillojë me datë 5 korrik dhe ka përfunduar me sukses, duke u korrur edhe kallinjët e fundit me 25 korrik. “Në fushatë morën pjesë 50 autokombaja, të cilët për 20 ditë arritën të korrin rreth 2800 ha me grurë, 120 ha me elb dhe 10 ha me tërshërë, aq sa ishin të mbjella për këtë vit në komunën tonë”, tha Bajram Isufi.

Ai tregon se Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi, ka subvencionuar fermerët me 200 tonë farë të grurit.

Sipas drejtorit, Komisioni Komunal për korrje–shirje, gjatë tërë kohës ka përcjellë në terren fushatën e korrjeve.

Uji Dea

Sipas tyre këtë vit fushata e korrje-shirjeve ka shkuar shumë mirë. Kushtet atmosferike ishin tē përshtatshme dhe nuk kishte probleme që vlenë për tu theksuar.

“Falë kushteve klimatike që mbretëruan këtë vit dhe masave agroteknike që kanë aplikuar fermerët, këtë vit u arritën rendimente rekorde”, tha Bajram Isufi.

Drejtori për Bujqësi, tha se rendimentet mesatare për hektar sipas kulturave janë: Te gruri 4750 kg/ha, te elbi 4430 kg /ha dhe te tërshëra 2200 kg/ha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.