FIDANISHTJA

Isufi: Qeveria Haradinaj do t’i realizojë kërkesat e veteranëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke i përcjellë me shqetësim kërkesat e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pozitën e tyre të vështirë, e cila është rënduar edhe më shumë nga injorimi që iu është bërë dhe po vazhdon t’iu bëhet veteranëve nga qeveria aktuale, tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, në një konferencë për media.

Isufi tha se “e kemi thirrur këtë konferencë me një porosi të vetme, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zotohet se, ashtu siç kishte vepruar në qeverisjen e z. Ramush Haradinaj, edhe përkundër pengesave të administratës së UNMIK-ut, kishim themeluar Departamentin e Vlerave të Luftës, duke nxjerrë ligjin për Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidëve të luftës së UÇK-së”.

Sa i përket Ligjit aktual, i aprovuar në leximin e parë, Isufi tha se ky ligj nuk iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të veteranëve të UÇK-së dhe se arsyetimet e Qeverisë se nuk mund të mbulojë koston e ligjit me fondet aktuale, tregojnë pazotësinë e kësaj qeverie për të trajtuar një çështje shumë të ndjeshme dhe shumë strategjike për vendin.

Fundamenti

“Për AAK-në është e papranueshme neglizhenca dhe papërgjegjësia e skajshme ndaj kësaj kategorie të shoqërisë sonë, që ka dhënë shumë për lirinë dhe ardhmërinë e Republikës së Kosovës. Është e pajustifikueshme që në rrethanat kur kemi shtetin e pavarur dhe institucionet pa UNMIK, qeveria dështon në realizimin e një të drejte themelore për luftëtarët e lirisë”, tha Isufi.

Sipas Isufit, kërkesat e veteranëve të luftës së UÇK-së, ashtu si dhe shumë nevoja të tjera që nuk janë marrë asnjëherë në konsideratë, do të bëhen realitet. “Për këtë është garancë qeveria e ardhshme, ajo që do të udhëhiqet nga z. Ramush Haradinaj”, tha Isufi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.