Mobi Casa

Isufi: Nuk ka seancë sonte, shkak mospajtimet mes akterëve politik

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se sonte nuk do të ketë seancë.

Ai në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka shumë informacione se çfarë po ndodh.

UBT

“Gjasat janë që të mos ketë seancë, nuk ka kushte për me u mbajt seanca. Do të shohim nesër nëse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të thërret mbledhjen e kryesisë për të caktuar ditën se kur do të vazhdohet seanca”, ka thënë Isufi, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se shkak i mos mbajtje së seancës është se nuk ka pajtim mes akterëve, duke mos dhënë detaje se tek cila pjesë akterët nuk po mund të pajtohen. /Telegrafi/