Isufi: Një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte qeveri stabile

Ahmet Isufi nga AAK thotë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të thirret sa më shpejt.Kjo, sipas tij, për mos vonimin e krijimit të institucioneve të reja.
Isufi insiston se e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar i takon edhe Bllokut.
“Ne besojmë që edhe kryesuesja e Kuvendit dhe opinioni i gjerë e dinë se janë marrë vesh liderët politik, është një koalicion i lidhur paszgjedhor, i cili ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e vetë. Zhbllokimi i situatës, është që të përfillet njëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të provojë Partia Demokratike e Kosovës, ta qes kandidatin e vet, nëse nuk kalon atëherë t’i lejohet mundësia bllokut që ta bëjë propozimin e vetë dhe ts zgjedh kryrtsrin e parlamentit të Kosovës”, tha Isufi.
Ahmet Isufi thotë se komunikimi me Vetëvendosjen po vazhdon dhe se beson në arritjen e marrëveshjes mes tyre.
“Ne jemi në kontakt, dhe në vazhdimësi në ditët në vijim do të jemi ata që do të bëjmë marrëveshjen. Një marrëveshje e cila do të mundësonte që të kemi parimisht një qeveri e cila është më gjithpërfshirëse do të mundësonte që edhe vendi vërtetë të shkoj me një qeveri stabile”, tha Isufi./RTV21/