Fundamenti

Isufi: Kot e keni, nuk mund ta njollosni luftën e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka reaguar pas marrjes në pyetje krye-parlamentarit të Jakup Krasniqni nga Eulexi.

Isufi ka thënë se këto janë vetëm përpjekje të dështuara për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.

Mobi Casa

“Ky është edhe një rast se në Kosovë dikush është i interesuar se në vazhdimësi të ketë veprime të cilat e dëmtojnë imazhin e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për këtë vend dhe është absurde që kryetari i parlamentit të merret në këtë mënyrë në pyetje.”, ka thënë Isufi për Rtv21.

“Çdo tendencë për të devalvuar të kaluarën tonë të lavdishme është e kotë sepse gjithë përpjekjet tona dhe lufta jonë janë të pastra dhe askush nuk mundet ti njollos ato”, ka përfunduar Isufi.