Fundamenti

Isufi : Gjatë vitit 2012 Gjilani ishte i anashkaluar dhe i diskriminuar nga Qeveria

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ahmet Isufi kryetar i degës së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se gjatë vitit 2012 Gjilani ishte i anashkaluar dhe i diskriminuar nga Qeveria e Kosovës. Në vitin 2013 shpresojmë të jemi më azhur edhe ne deputetët kurse ka thënë se viti 2012 është përshkruar me shumë skandale e hetime në qeverisjen komunale.

Dega e AAK-së në Gjilan e ka përmbyllur vitin 2012 me aderimin e 100 kandidatëve të rinj në këtë subjekt politik. Ahmet Isufi kryetar i AAK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës tha për rajonipress se aderimi i 100 të rinjve që kryesisht janë student lidhet me kthimin e Haradinajt në skenën politike dhe kthimin e tij triumfues nga Haga. “Kthimi i Haradinajt e ka kthyer besimin dhe optimizmin sidomos tek gjeneratat e reja të cilat na janë bashkëngjitur kohëve të fundit. Këta të rinj i besojnë vizionit të Haradinajt dhe ne ndihemi mirë me këtë koncept të shëndosh e ka përthekuar rinia jonë “ tha Isufi.

Isufi ndërkaq duke folur për zhvillimet politike dhe ekonomike në Gjilan tha se viti 2012 nuk ishte i mirë e as optimist për qytetarin e Gjilanit. “Viti 2012 ishte diskriminues për Gjilanin dhe qytetarët e saj të cilët u anashkaluan dhe u diskriminuan nga Qeveria e Kosovës. Pati pak investime dhe pak projekte janë realizuar gjatë këtij viti” tha Isufi.

RCCOLA

Sipas Isufit viti 2012 për Gjilanin dhe udhëheqjen e saj ka qenë vit i skandaleve dhe vit ku zyrtarët komunal janë hetuar për keqpërdorime e korrupsion, ku pati edhe dorëheqje nga përgjegjësit e prokurimit. “Këto skandale nuk ishin shenjë e mirë për Gjilanin dhe qytetarët e saj” tha Isufi.

Isufi tha se me ardhjen në qeverisje të Haradinajt kjo nuk do të ndodhë me Gjilanin sepse të gjithë e dimë se gjilanasit paguajnë më së shumti taksa e obligime tatimore e komunale në nivel vendi, sesa shumë komuna tjera.

Isufi tha se gjatë vitit 2013 pret që edhe ai si deputet të jetë më aktiv, por fajin për mos lobim të mjaftueshëm të deputetëve gjilanas në parlamentin e Kosovës ia lenë sërish deputetëve të PDK-së për të cilët tha se nuk ishin unik dhe azhur në sensibilizimin e kërkesave dhe projekteve që kishte nevojë Anamorava./rajoniupress/