Isufi e Pajaziti besojnë në rezultat pozitiv dhe ndeshje korrekte
Gjilan – Dy trajnerët e derbit Bekim Isufi i Dritës e Sedat Pajaziti i Gjilanit 24 orë para derbit premtojnë se djelmoshat e tyre do të japin më të mirën e tyre drejt fitores.
Trajneri i Dritës Bekim Isufi lidhur me derbin shprehet se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. “Ne jemi përgatitur maksimalisht dhe besojmë në rezultat pozitiv”.
Isufi thekson se rivali i derbit Gjilani në këtë stinor, është përforcuar shumë.”Gjilani tani e një kohë nuk është përforcuar më shumë se tani, por ne kemi kualitetin dhe tifozët tanë që do të na ndihmojnë të dalim nga kjo ndeshje me fitore, ky është derbi dhe pak nuanca mund të vendosin fatin e kësaj ndeshje”.
Trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti shpreson se skuadra e tij në këtë derbi do të triumfoj.” Jemi përgatitur mjaftë mirë për fillimin e edicionit të ri, fati ishte që java e parë të jetë me derbin lokal, ky derbi ka hijeshinë e tij nga futbollistët e mijë do të kërkojë angazhim maksimal dhe disiplinë gjatë 90 minutave”.
Pajaziti tregon edhe për fondin e futbollistëve që i ka në dispozicion. “Shumica e futbollistëve të transferuar do të jenë në 11 startuese do të jetë vështirë pasi është derbi, por unë nga djelmoshat e mijë kërkoj fitore, jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ndeshjet e radhës”.
Sipas interesimit të futbolldashëve anembanë trojeve shqiptare, nesër stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë i vogël për ti pranuar të gjithë shikuesit e interesuar. /rajonipress/


