Uji Dea

Ismet Rashiti dhuron 110 libra “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Publicisti Ismet Rashiti në emër të Qendrës Gjenocidi në Kosovë Plagë e hapur dhuroi 110 libra te autorit Bardhyl Mahmut.

Rashiti është pritur në takim nga zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së dëshmive për luftën e fundit në Kosovë te brezat e rinj.

Libri “Revolta e Syzifit” është botuar në përkujtim të viktimave të gjenocidit të kryer në fshatin Poklek gjatë luftës në Kosovë dhe trajton ngjarje, dëshmi dhe rrëfime të rëndësishme nga ajo periudhë.

Gjatë takimit, Rashiti ka ndarë edhe përshtypjet nga vizita e tij e fundit në Muzeun e Familjes Muçolli në Poklek, duke sjellë rrëfime dhe të dhëna mbi historinë e kësaj familjeje dhe ngjarjet e rënda të kohës së luftës.

Sipas Rashitit, ky botim përbën një dëshmi me vlerë për historinë më të re të Kosovës dhe duhet të jetë i qasshëm edhe për nxënësit, në mënyrë që ata të njihen me të kaluarën e afërt dhe dëshmitë e luftës.

UBT

110 ekzemplarët e librit do t’u shpërndahen bibliotekave të shkollave të Komunës së Vitisë. Libri është dorëzuar te institucionet komunale, përkatësisht te Drejtoria e Arsimit dhe Shoqata e Krijuesve dhe Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”.

Zëvendëskryetari Hasan Aliu e ka falënderuar publicistin Ismet Rashiti për donacionin, duke vlerësuar se pasurimi i bibliotekave shkollore me botime që dokumentojnë historinë më të re të Kosovës është me rëndësi të veçantë.

Aliu ka theksuar se libra të tillë kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës historike dhe informimin e brezave të rinj për ngjarjet dhe pasojat e luftës në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.