UBT

Ismet Hajdini në krye të degës së AKR-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor në prani të 191 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Gjilan u zgjodh, Ismet Hajdini. Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të degës me nënkryetarët Nuhi Nuhiu, Kujtim Shahiqi, Arbëresha Islami, sekretar Arianit Ibrahimi si dhe kryesinë e degës.

Aleanca Kosova e Re sot në prani të qindra qytetarëve në Gjilan, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë qytet.

Nën intonimin e himnit, punimet e Kuvendit i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Gjilan, z.Ismet Hajdini, i cili fillimisht i përshëndeti të gjithë delegatët dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në Kuvend.

Mobi Casa

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor në prani të 191 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re në Gjilan u zgjodh, z.Ismet Hajdini.

Në fjalën e tij para delegatëve, kryetari i sapozgjedhur i AKR-së në Gjilan, tha se kjo fitore është e të gjithë delegatëve dhe e grupit punues që ka bërë shumë punë për të ardhur deri këtu, ai premtoi që do të punojë pandërprere në realizimin e të gjitha pikave programore të Aleancës Kosova e re në Gjilan.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse të degës me nënkryetarët Nuhi Nuhiu, Kujtim Shahiqi, Arbëresha Islami, sekretar Arianit Ibrahimi si dhe kryesinë e degës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.