Eko Higjiena

Ismet Beqiri: S’e kam ndërmend të japë dorëheqje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Degës së Parë të LDK’së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje pavarësisht humbjes së Isa Mustafës në Kryeqytet.

Ai ka thënë se kandidati i LDK’së në garën për Kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, në Degën e Parë të LDK’së, në Vranjevc, ka marrë mbi 60 përqind të votave edhe në raundin e dytë. “As mendja nuk më shkon të japë dorëheqje”, ka thënë Beqiri, në një prononcim për Express.

“Nuk kam informacione se Kryetari do t’i largojë disa Kryetarë të Degëve të LDK’së në Prishtinë. Por, atë që mund të them është se e pashë që shkruante se unë do të jap dorëheqje. Për hir të opinionit, po ju tregoj se as ndërmend s’e kam me dhanë dorëheqje”, ka thënë ai.

Fundamenti

Ish-Kryetari i Prishtinës ka deklaruar se fakti se Dega që e udhëheq i ka dhënë më së shumti vota LDK’së dhe Isa Mustafës nuk e bën përgjegjës për humbjen e kandidatit të tyre në garën për Kryeqytetin.

“Arsye pse unë nuk do të japë dorëheqje është se në raundin e parë, Dega e Parë e LDK’së ka marrë 55 përqind të votave për Kryetarin, në raundin e dytë ka 61 përqind. Dega e Parë më së shumti e ka votuar LDK’në në raundin e dytë”, ka treguar Beqiri.

Ai nuk ka dashur të deklarohet për Degët tjera të LDK’së në Prishtinë, duke thënë se pas një analize brenda Kryesisë së LDK’së dhe Degëve do të dalin me vlerësime rreth humbjes së Isa Mustafës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.