Eko Higjiena

Ismet Beqiri kundër Arben Gashit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas propozimit të Arben Gashit se duhet një marrëveshje e re dhe që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri. Ai ka thënë se marrëveshja e arritur mes LDK’së, AAK’së dhe NISME’s është në fuqi dhe çdo gjë tjetër është mendim personal.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë që Isa Mustafa të bëhet Kryeparlamentar është në fuqi dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e LDK’së.

“Qëndrimi dhe vendimet e organeve kompetente të LDK’së janë të qarta, në këtë rast të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Ne kemi një marrëveshje, e cila është përkrahur nga këto forume. Ajo marrëveshje është e pandryshueshme. Çdo gjë që thuhet jashtë kësaj është qëndrim individual i kujdoqoftë që e thotë, në këtë rast z. Gashi”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

Fundamenti

“Nuk shoh arsye të ndodh diçka jashtë vendimeve që i kemi sepse ne besojmë në projektin që e kemi. Nuk shohim arsye të bëjmë kompromis me PDK’në. Ne i kemi numrat dhe e kemi shumicën parlamentare”, kashtuar ai.

Ndryshe, Marrëveshja e arritur mes tri partive politike parasheh që Isa Mustafa të bëhet Kryetar i Kuvendit e Ramush Haradinaj Kryeministër.