Mobi Casa

Ismajli vlerëson lartë punën e mantelbardhëve dhe Këshillin e Përlepnicës kundër Covid-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Përlepnicë, ku kanë parë nga afër punën dhe angazhimin e madh të mantelbardhëve, të cilët vazhdimisht po gjenden në mbështetjen e nevojave mjekësore të bashkëqytetarëve të Përlepnicës.

“Nga ta, na është konfirmuar se gjendja është e qetë, dhe nuk ka raste të dyshuara me koronavirus. Ky staf mjekësor është vazhdimisht në terren për t’i përmbushur nevojat mjekësore të qytetarëve në mënyrë që menaxhimi në këtë drejtim të jetë nën kontrollin e tyre”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.

Eco Higjiena

Ai ka vlerësuar lartë edhe Këshillin e fshatit atje për punën e shkëlqyeshme, nën udhëheqjen e kryetarit Menderez Xhelili, të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të bashkëqytetarëve të Përlepnicës.

“Edhe në këtë fazë, Këshilli i fshatit, së bashku me ekipën emergjente, na konfirmuan se janë në aktivitete të njëpasnjëshme në organizimin dhe përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Në emër të kryetarit Haziri, zotohemi se Komuna e Gjilanit, me Shtabin Emergjent, do të jetë në përmbushjen e kërkesave që vijnë nga ju, sidomos në këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi”, ka thënë Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.