GRANDEMALL

Ismajli viziton pikën kufitare në Muçibabë: Nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të Covid19

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas takimit me akterët kryesorë të menaxhimit të situatës emergjente në Gjilan, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar pikën kufitare në Muçibabë, për të parë nga afër gjendjen atje.

“U njoftuam edhe nga ekipi ynë, por edhe nga policia e shtetit për gjendjen këtu. Jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe asistojmë për çdo kërkesë që vjen nga institucionet tona, për ta menaxhuar si është më së miri këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai theksoi se gjendja është e mirë, nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të virusit nga kjo komunë dhe se nuk ka vend për panik.

Uji Dea

“Po shpresojmë dhe besojmë që menaxhimi i situatës nga të gjithë akterët është në duar të sigurta, deri në daljen nga kjo situate emergjente”, ka deklaruar Ismajli.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se janë në baza ditore në kontakt me të gjitha institucionet relevante dhe në gatishmëri për të gjitha kërkesat eventuale nga qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.