FITORJA

Ismajli thotë se do të ketë zero tolerancë ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka paralajmëruar operatorët ekonomik se do të ketë tolerancë zero ndaj atyre që nuk i respektojnë kontratat në realizimin e projekteve me kohë.

Këto komente, Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Haxhaj, palestrën e sporteve në Zhegër dhe gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e rrugës në Selishtë.

Gjatë vizitës në shkollën fillore në Haxhaj, i dyti i Komunës së Gjilanit është ndarë i kënaqur me intensitetin e punimeve, duke shfaqur shpresën se ky projekt do të përfundohet sa më shpejtë.

Mobi Casa

Ndërkaq, pasi ka vizituar punimet infrastrukturore në Selishtë, nënkryetari Ismajli pohoi se ndërtimi i rrugës ka qenë jetike për banorët atje dhe pritet të përfundojë brenda tri ditësh.

Ndërkohë, për projektin e palestrës në fshatin Zhegër, Ismajli është shprehur se është një dinamikë e kënaqshme e punimeve, duke e njoftuar operatorin se nëse nuk i përmbahet kontratës sa i përket planit dinamik, do të merren masa ndëshkuese.

“Është vendosmëri e kryetarit Haziri për zero tolerancë ndaj të gjithë operatorëve të papërgjegjshëm të cilët duhet të mësohen që t’i respektojnë kontratat e punës. Në të kundërtën, do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre”, ka deklaruar nënkryetari i Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.