FIDANISHTJA

Ismajli: Thaçi të largohet nga dialogu

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Të gjithë kandidatët për kryeministër nga të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshëm ta udhëheqin dialogun Kosovë – Serbi në rast se vijnë në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ky proces konsiderohet të jetë ndër çështjet më të rëndësishme me të cilat do të merret qeveria e ardhshme. Por, ndryshe nga qeverisja e kaluar, e cila ia kishte kaluar kompetencat e dialogut presidentit Hashim Thaçi e njëjta nuk pritet të ndodhë me qeverinë e re, së paku jo sipas asaj që partitë po deklarojnë në fushatë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Politologu Dashnim Ismajli thekson se për qeverinë e re përmbyllja sa më e shpejtë e dialogut duhet të jetë prioritet, për shkak se ky proces e ka sfiduar integrimin e Kosovës.

Mirëpo një përmbyllje e dialogut sipas Ismajlit do të duhej të bëhej pa e përfshirë presidentin aktual në këtë proces.

Uji Dea

“Mendoj se dialogun dhe qasjen ndaj tij e kanë sfiduar edhe pjesëmarrësit e politikës vendore, andaj ndryshimi i kësaj forme dhe qasja ndaj tij kërkon urgjencë. Së fundmi reformën e dialogut dhe një qasje të re ndaj tij unë e shoh duke evituar rolin e presidentit Thaçi si anëtari kryesor në këtë proces. Mendoj se shkaktari kryesor që dialogu ka rezultuar deri më tash i pasuksesshëm dhe joserioz ka qenë presidenti Thaçi e prepotenca e tij. Largimi i Thaçit nga dialogu është domosdoshmëri e kohës, pasi papërgjegjshmëria e tij e ka futur Kosovën në qorrsokak duke lidhur fatin e saj për interesin e tij personal”, ka thënë Ismajli për “Zërin”.

Ismajli thotë se dialogu duhet të udhëhiqet dhe të përmbyllet me konsensus të brendshëm politik. Sipas tij, një qeveri e ardhshme që do të formohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mundë ta avanconte dhe ta përmbyllte këtë proces.

“Duke vështruar dialogun për së afërmi dhe në përgjithësi situatën politike kronologjikisht që nga 2010-a mendoj se dialogu duhet të udhëhiqet dhe të përmbyllet përmes një konsensusi të brendshëm politik. Megjithatë unë avancimin e proceseve dhe rrugëdaljen e shoh përmes një qeverie, e cila do të ndërtohej nga dy parti politike kosovare, LDK-së dhe LVV-së, ngase përmes kësaj formule qeverisëse do të minimizohej roli i presidentit Thaçi dhe rikthimi i tij vetëm në kompetencat që ia atribuon Kushtetuesja”, ka shtuar ai. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.