Hidromorava

Ismajli takohet me Ramiz Bllacën, njeriun e urtë e human

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është kënaqësi dhe privilegj ta takojë Ramiz Bllacën, njeriun e urtë, filozofin popullorë, e njeriun human, i cili me përgjatë gjithë viteve të jetës së tij, kontribuoi në ndërtimin e një imazhi pozitiv për vendin dhe shoqërinë ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Rrjedhë prej një familje idealistësh, të cilët u organizuan, e investuan në arritjen dhe përfaqësimin e vlerave të shoqërisë shqiptare. Idealizmi dhe përkushtimi ishte për t’i rritur vlerat dhe sofrat e bashkëqytetarëve tanë.

Ai dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës gjilanase, përgjatë viteve 1970-1980. Që nga ajo ditë, shumë familje gjilanase, i janë mirënjohës z. Ramiz Bllaca, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në krijimin e vendeve të punës, në Kombinatin e Tekstilit.

FIDANISHTJA

Përveç të tjerash, Ramiz Bllaca, me autoritetin e tij, arriti t’i thejë të gjitha barrierat për të qenë vendimmarrës në vendime, ide, e propozime, në të mirë të plotësimit të mirëqenies së qytetarëve, e ngritjes së kapaciteteve brenda Kombinatit të Tekstilit.

Ndërkohë, Ramiz Bllaca, si një intelektual i kohës, i cili gërshetoi mençurinë, idealizmin, përvojën e pozitën, për t’i shërbyer sa më mirë vendit, e shoqërisë, arriti të ndërtojë një standard të lartë zhvillimi e ndërtimi në karrierë.

Bujaria e tij, mikpritja e ngrohtë, veçmas biseda e ngrohtë me të, të japin vullnet dhe shtyrje për punë e angazhim. Përgjatë bisedës me të arrita të kuptojë se ëndrrat dhe vitet e njeriut, asnjëherë nuk kanë moshë ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.