UBT

Ismajli takohet me Afrim Myrtajn, njëri nga pjesëtarët e parë të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është nder dhe privilegj ta takojë, Afrim Myrtaj, njeriun i cili nuk kurseu asgjë, për të qenë në ballë të betejës aty ku kërkohej për mbrojtjen dhe çlirimin përfundimtar të vendit. Ai rrjedh prej një familje intelektuale e patriotike, të cilët gjithmonë sakrifikuan për të mirën e vendit dhe shoqërisë. Ai ka qenë një ndër pjesëtarët e parë të UÇK-së, i cili e donte dhe favorizonte këtë rreshtim. Duke parë fundin e shpresës së shqiptarëve nga represioni serb, ai vendosi t’iu bashkohet shokëve, për t’ia prerë rrugët këtij regjimi. Ai ka marrë pjesë në luftën tonë çlirimtare, ku ka qenë bashkë me shumë shokë. Përgjatë luftimeve disa ditore dhe shumë të gjata, Afrim Myrtaj, së bashku me disa shokë, ranë në pritë nga forcat serbe. Afrim Myrtaj ka 11 plumba në trup, nga prita e drejtpërdrejtë përballë forcave serbe ka shkruar Arbër Ismajli.

Hidromorava

“Afrim Myrtaj, edhe pse i plagosur, qëndroi stoik në ballë të betejës, përballë armikut, duke e dërguar betimin deri në fund të realizimit të ëndrrës dhe të shokëve të tij. Në atë betejë kanë ra shumë dëshmorë, të cilët sot, kujtohen me krenarinë më të madhe. Afrimi deklaron se, asnjëherë nuk e kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe, dhe, këtë e realizova duke i dalë Zot vendit dhe popullit tim. Lufta e Afrim Myrtaj, në skuadrën çlirimtare të vendit tonë, bashkë me shokë, është periudha më e lavdishme e historisë tonë kombëtare, e cila pati guxim, besim dhe vetëmohim, kundër ushtarakëve, paramilitarëve dhe makinerisë së regjimit serbo-sllavë” ka thënë Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.