ARKATANA

Ismajli: Ta ruajmë ambientin dhe pronën publike sikur oborrin e shtëpisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me banorët e lagjes ka vazhduar aksionin për mbjelljen dhe gjelbërimin e hapësirave publike në Sheshin e Ilegales, me qëllimin që ambienti të jetë në shfrytëzimin më të mirë për qytetarët dhe në funksion të zgjerimit të hapësirave të gjelbërta.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se fokusimi në këtë lagje është me qëllimin e njejtë që t’i kthehet pamja e meritueshme dhe në funksion të ruajtjes së ambientit dhe gjelbërimit të tij.

“Ky aksion është i vazhdueshëm dhe nuk do të ndërprehet deri në kthimin e imazhit që Gjilani e meriton me një kujdes maksimal ndaj gjelbërimit. Ambienti i pastër është shëndet më i mirë për banorët kudo që jetojnë, sepse mungesa e mirëmbajtjes apo papastërtia janë rrezik i shëndetit publik”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

FIDANISHTJA

Këshilltari Komunal, Fitim Guda, banor i kësaj lagjeje dhe organizator i aktivitetit, ka falënderuar qeverisjen komunale për kujdesin që është duke treguar ndaj ambientit dhe fokusin që ka në zgjerimin e hapësirave gjelbëruese.

Apel i përbashkët ka qenë ruajtja e ambientit për një jetë dhe shëndet më të mirë publik, sepse vetëm kështu garantohet prona publike duke e trajtuar secili si oborr të vetin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.