Fundamenti

Ismajli pret përfaqësuesit e gastronomisë: Kërkesat e tyre janë të drejta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim përfaqësues të gastronomisë, të cilët kanë protestuar para Komunës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës për kufizimin e orarit të punës.

“Pronarët e gastronomisë po e kundërshtojnë këtë vendim me të drejtë, por jo në adresë të duhur sepse nuk janë vendime komunale, por të nivelit qendror. Unë i sigurova që Komuna e Gjilanit është bashkë me ta. Këta janë duke punuar dhe luftuar për mbijetesë”, tha Ismajli.

Ai tha se në takimin e ardhshëm mes kryeministrit Hoti dhe kryetarëve të Komunave, i cili do të ndodh së shpejti, do ta përcjellë kërkesën e drejtë të gastronomeve për anulimin e vendimit për kufizimin e orarit të punës.

Mobi Casa

“Gastronomia është një sferë që bashkë me ndërtimtarinë, gjeneron më së shumti vende të reja të punës. Institucionet qendrore nuk është mirë që ta barazojnë Prishtinën me Gjilanin sepse jeta ka dallime esenciale në këtë aspekt”, ka shtuar Ismajli.

Në emër të protestuesve ka folur Albert Sylejmani, i cili e ka falënderuar nënkryetarin Ismajli për pritjen dhe përkrahjen e ofruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.