Uji Dea

Ismajli: Poliklinika “Diagnoza”, është model i jashtëzakonshëm sesi duhet të funksionojë një institucion shëndetësor

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Së bashku me Shqipen dhe Artanin, vizituam Poliklinikën “Diagnoza” në Gjilan, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga Dr. Fatmir Poroshtica dhe Dr. Lauras Idrizi ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Përgjatë kësaj vizite, kishim rastin të njihemi nga afër me punën e jashtëzakonshme të këtyre mantelbardhëve, me qasjen profesionale dhe me përkushtimin e veçantë në trajtimin e rasteve të zakonshme shëndetësore, veçanërisht, atyre specifike.

Poliklinikën “Diagnoza”, e pajisur me mjetet më moderne, standardet më të larta të shërbimit dhe angazhimi i stafit mjekësor profesional, bënë që kjo Poliklinikë të jetë e përkushtuar ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

UBT

Poliklinika Diagnoza është model i jashtëzakonshëm sesi duhet të funksionojë një institucion shëndetësor me të gjitha kushtet e nevojshme të komoditetit dhe trajtimit.

E falënderojë jashtëzakonisht shumë Dr. Fatmirin, Dr. Laurasin si dhe të gjithë stafin e Poliklinikës për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e frytshëm. Një sistem shëndetësor i mirëfilltë nuk matet vetëm me investime materiale, por me ndershmëri profesionale, qasje humane dhe përkushtim të përditshëm ndaj jetës njerëzore./rajonipress/