UBT

Ismajli: Po mundohemi që komunitetit rom t’i sigurojmë shërbime shëndetësore në çdo shtëpi

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kjo vizitë i paraprinë vizitës së ditës së djeshme, ku bashkërisht, po mundohemi që këtij komuniteti t’i sigurojmë shërbime shëndetësore në çdo shtëpi, si dhe, shërbime tjera të nevojshme, furnizim me ushqim, pajisje higjienike dhe mjete tjera të nevojshme për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Sot, kemi vazhduar vizitat në lagjet e familjeve rome, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, Drejtorin e QKMF-së, Fejzullah Berisha, si dhe me përfaqësuesin e komunitetit rom, Fadil Demiri. Po mundohemi që t’i dalim në ndihmë dhe t’i përfshijmë pjesëtarët e këtij komuniteti, në katër lagje urbane të qytetin e Gjilanit: “Abdullah Presheva”, “Elez Agushi”, “Xhemajl Mustafa” dhe “Gyrsel Sylejmani”, si dhe në vendin e kthimit në “Gllamë”, në periferi të qytetit.

FIDANISHTJA

Kjo vizitë i paraprinë vizitës së ditës së djeshme, ku bashkërisht, po mundohemi që këtij komuniteti t’i sigurojmë shërbime shëndetësore në çdo shtëpi, si dhe, shërbime tjera të nevojshme, furnizim me ushqim, pajisje higjienike dhe mjete tjera të nevojshme për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike. Përgjithësisht, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Me ne ishte edhe Dr. Basri Kamberi, si dhe, Inf. Valdrin Toska, ku nga ta janë bërë kontrolle dhe janë dhënë rekomandime mjekësore të nevojshme që duhen bërë. E mira e gjithë kësaj, është se brenda këtij komuniteti nuk kem asnjë rast të dyshuar apo të prekur me COVID19.

Këta banorë po vazhdojnë t’i respektojnë rregullat e dala nga institucionet. Ky komunitet meriton mbështetjen e nevojshme si dhe trajtimin e barabartë me të gjithë qytetarët. Këta janë pjesë e jona, dhe, medoemos, duhet t’ia përmbushim kërkesat dhe nevojat e tyre. Ne si institucione lokale, vazhdimisht po mundohemi t’i krijojmë hapësirën dhe kushtet e nevojshme. Jemi e vetmja komunë e cila po investojmë në arsimimin e tyre, duke iu ofruar shkollim në gjuhën rome, po iu bëjmë krijimin e kushteve infrastrukturore, si dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë.

Romët në Komunën e Gjilanit, jetojnë̈ tradicionalisht në vendin tonë të përbashkët dhe kanë kontribut thelbësor në shoqërinë e larmishme të saj me traditat dhe kulturën e tyre. Ne do t’i qëndrojmë pranë kurdoherë që është nevoja. Do të jetojmë bashkërisht e denjësisht, në një shoqëri të pasur multietnike, duke i ndihmuar njëri-tjetrit në çdo lloj situate, e veçanërisht, në tejkalimin e pandemisë COVID19 ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.