GRANDEMALL

Ismajli përkrah dhe motivon aksionet e të rinjve të lagjes “Arbëria”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ky aksion i tyre, është model i një qytetarie aktive, e cila dinë më së miri të organizohet, dhe, të jetë shembull për çdo lagje tjetër. Më e mira e krejt kësaj, është se këta djem, u vetë-organizuan, duke e parë thirrjen tonë të vazhdueshme për organizim dhe pastrim të hapësirave publike pranë shtëpive tona ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Ky është edhe krejt qëllimi i këtyre aksioneve, vetëdijesimi dhe mobilizimi qytetarë ndaj ambientit. Edhe një pjesë e lagjes “Arbëria”, duke parë angazhimin institucional, dhe, thirrjen për pastrim e mbjellje të drunjëve, këta djem të kësaj ane, u bashkuan për t’i pastruar disa pjesë të kësaj lagjeve të tyre.

FIDANISHTJA

Ky aksion i tyre, është model i një qytetarie aktive, e cila dinë më së miri të organizohet, dhe, të jetë shembull për çdo lagje tjetër. Më e mira e krejt kësaj, është se këta djem, u vetë-organizuan, duke e parë thirrjen tonë të vazhdueshme për organizim dhe pastrim të hapësirave publike pranë shtëpive tona.

Ne, i falënderojmë djemtë e kësaj lagje, për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre të jashtëzakonshme, për t’i dalë në ballë dukurisë së shkatërrimit të një ambienti të keq, dhe, kthimit përfundimtar të një imazhi të mirë, me një ambient të pastër e të shëndetshëm.

Këtë aksion, të këtyre djemave, konsiderone si model praktike, edhe nëpër lagjet e juaja. Ju bënë të ndiheni mirë, dhe, të siguroni një ambient të qëndrueshëm, të cilin sa herë që do ta shihni, do të jeni më të lumtur, dhe, krenar që jetoni në atë lagje.
Faleminderit, djema!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.