Hidromorava

Ismajli: Pandemia, po shkakton gjendje të rënduar socio – ekonomike dhe psikologjike tek qytetarët dhe bizneset

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pandemia Corona, po shkakton gjendje të rënduar socio-ekonomike dhe psikologjike tek qytetarët, e rrjedhimisht, edhe te bizneset, gjë që po e vështirëson operimin dhe rrezikon ekzistencën e mirëqenies së tyre ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Tanimë, jemi në një fazë “finale” ku do të definohet mundësia e ekzistencës së bizneseve tona. Duhet të jemi syçelë, karshi krijimit të politikave gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të dalim sa më faqebardhë nga kjo “katrahurë” kohe e pa kohë.

FIDANISHTJA

Është koha vendimtare që të kemi lirim të masave të reja, në mënyrë që ta lëmë të lirë ekonominë të funksionojë, dhe në anën tjetër, të vendosim një standard edhe më të madh monitorimesh në respektimin e masave nga ana e këtyre bizneseve.

Është joparimore dhe papërgjegjësi totale, kur një inspektor në këtë kohë të rëndë ekonomike shënon gjoba të majme deri në 500€, kur ai biznes fitimin neto në muaj e ka 200€. Cila është logjika e rritjes të mirëqenies qytetare në këtë kohë krizash, kur vazhdojmë t’i rrënojmë këto pak biznese në këtë formë. Është mirë që ata inspektorë, por edhe vetë shteti, të futet nën lëkurën e tyre. Si do të ndihen ata moralisht, e qe besa, kombëtarisht, kur një biznes do të mbyllet nga gjobëvënia e majme, e që ndikon drejtpërsëdrejti në mirëqenien e ekonomisë së vendit tonë.

Shteti duhet të jetë mekanizëm veprimi për t’i dalë në mbrojte të gjithë atyre bizneseve që po rrezikohen të mbyllen. Nuk guxojmë ta rrënojmë edhe pak këtë mirëqenie ekonomike e cila na ka mbetur. Përfundimisht, duhet të krijojmë politika të mirëfillta dhe funksionale në mbrojtjen e jetës biznesore dhe sociale të qytetarëve tanë. Bizneset vendore janë infuzioni i mbajtjes gjallë të familjeve tona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.