ARKATANA

Ismajli: Mbështetja ndaj personave me aftësi të kufizuara, është mision i madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Organizata “Handikos”, në Gjilan ka prezantuar të enjten raportin vjetor të punës për këtë vit, mbi të arriturat dhe sfidat sa i përket përmbushjes së nevojave për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë ngjarje ka marr pjesë nënkryetari, Arbër Ismajli, përfaqësues nga KFOR’i turk, sikurse edhe nga bizneset e shoqëria civile.

Fatmir Shurdhani, menaxher i kësaj organizate, theksoi se me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, ka përmirësime në fushën e arsimit për këtë kategori, duke e falënderuar këtë institucion për mbështetjen me të gjitha kapacitetet e tyre.

Por, ai kërkoi që në vitin e ardhshëm të bëhet më shumë për t’iu mundësuar qasje më të lehtë personave me aftësi të kufizuara në rrugët e qytetit, sikurse edhe në institucione.

Uji Dea

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se mbështetja ndaj personave me aftësi të kufizuara, është mision i madh.

“Ta ndihmosh një person me aftësi të kufizuara, është një mision i madh që vlerësohet edhe te Zoti. Si Komunë e Gjilanit e kemi mbështetur Handikos’in me mundësitë tona. Por, jemi të vetëdijshëm që nuk është e mjaftueshme karshi nevojave të kësaj organizate. Me aq sa kemi mundësi, nuk do të lëmë guri pa lëvizë për t’i jetësuar kërkesat e Handikos”, tha Ismajli.

Njeriu numër dy i Gjilanit tha se është i lumtur me funksionalizimin e Komitetit të personave me aftësi të kufizuara.

“Një hap i madh për adresimin e nevojave për këtë kategori e kemi bërë si komunë me themelimin e Komitetit të personave me aftësi të kufizuara. Jemi zotuar publikisht dhe po e ritheksoj edhe këtu, në prezencën tuaj, se të gjitha rekomandimet që dalin nga ky Komitet, do t’i zbatojmë”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.