Eko Higjiena

Ismajli: LDK në Gjilan është e fuqishme dhe e konsoliduar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arbër Ismajli nga LDK-ja në Gjilan thotë se ky subjekt politik edhe pse ishte në qeverisje tash e sa vite, megjithatë ka arritur ta ruaj strukturën e saj organizative dhe të funksionoj shumë mirë. Me këtë trend të zhvillimeve dhe me qeverisje stabile siç e kemi ne, fuqishëm besoj që LDK edhe një kohë të gjatë do të qeverisë me Gjilanin.

Arbër Ismajli është optimist se LDK-ja në Gjilan ka ruajtur fuqinë e saj organizative dhe fuqinë e madhe politike që e ka udhëhequr filozofia rugoviane. “Vërtet është për admirim që LDK e ka ruajtur edhe strukturën edhe fuqinë e saj vendimmarrëse. Ne jemi fokusuar që ta bëjmë edhe më të fuqishme dhe më të qëndrueshme degën e LDK-së në Gjilan e cila në mesin e saj ka vërtet njerëz të ditur, të ndershëm dhe të përkushtuar për të punuar në të mirë të Gjilanit dhe qytetarëve të saj”.

Ismajli thotë se menaxhimi i mirë i qeverisjes komunale nga ana e LDK-së, na jep të drejtë që vërtet të përgatitemi për fitoren e radhës. “Programi ynë qeverisës, dhe strategjia e investime të barabarta në çdo lagje dhe fshat na bëjnë të besojmë fuqishëm që LDK për një kohë të gjatë do të qeverisë me Gjilanin” tha Ismajli për rajonipress.

Eco Higjiena

Në mandatin e parë qeverisës falë përkushtimit dhe menaxhimit të drejtë arritëm që Gjilanin, ta kthejmë në kantier pune dhe tani në mandatin e dytë mënyra se si Kryetari Haziri po i nxitë proceset, qyteti jonë ka marrë epitetin e vendit të zhvillimit dhe qendër regjionale e vëmendjes ndërkombëtare, me çka ne po arrijmë të thithim donacione mjaftë të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë, thotë nënkryetari Ismajli.

Arbër Ismajli duke folur për zhvillimet politike në vend, ka një porosi për elektoratin e LDK-së në Gjilan, për Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë dhe të gjitha forumet tjera partiake. “Ne duhet të jemi krenar me qeverisjen komunale, qeverisje e cila Gjilanin e shndërroj në qendër të vëmendjes dhe ky fakt na bënë edhe më të guximshëm për të hyrë në çfarëdo gare elektorale, ngase tani më të gjitha parametrat tregojnë se LDK është parti lidere e cila garanton siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend” tha Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.