ARKATANA

Ismajli: Kosova ka mungesë të burimeve të energjisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mungesa e burimeve të mjaftueshme të energjisë dhe kapitalit për t’i shfrytëzuar, ka ngritur nevojën për shfrytëzim sa më racional të sasisë ekzistuese të energjisë.

Kështu ka deklaruar ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Fadil Ismajli në Konferencën me titull “ Politikat e Efiçiencës së Energjisë mundësitë për bashkëpunimin rajonal”, organizuar nga Forumi Ballkanik dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, e që po mbahet në Tiranë.

Ismajli ka pohuar se Kosova si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të energjisë, përpos harmonizimi të legjislacionit në përputhje me direktivat përkatëse evropiane, në fushën e efiçiencës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm politiko-programor, ligjor dhe institucional për promovimin e efiçiencës së energjisë.

Uji Dea

Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, është shprehur se bashkëpunimi rajonal ne fushën e efiçiencës së energjisë sjellë përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetareve, rrit mundësitë e punësimit si dhe ulë koston e faturës së energjisë .

Po ashtu ministri Gjiknuri, ka përmendur ndikimet që kursimi i energjisë sjellë në fushën e ambientit duke shtuar se çështjen e efiçiencës së energjisë qeveria shqiptare e trajton me seriozitetin maksimal ,duke ditur ndikimet pozitive të saj .

Ndërsa, për rëndësinë e këtij takimi, kanë folur edhe Luna Kalash drejtoreshë e Forumit Ballkanik dhe Clive Rumbold përfaqësues i delegacionit evropian, të cilët kanë potencuar faktin se bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e efiçiencës së energjisë është i domosdoshëm dhe si i tillë krijon mundësi të mira punësimi respektivisht hap perspektivë më të shpejt drejt BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.