Eko Higjiena

Ismajli konfirmon se është siguruar lista e personave që kanë pasur kontakt me dy personat e prekur me Covid-19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, kanë qëndruar sot në Zhegër dhe Vrapçiq, pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me Covid-19.

Nënkryetari Ismajli, në konferencën e jashtëzakonshme për media, tha se janë kontaktuar të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër kanë pasur kontakt me dy personat e infektuar.

Fundamenti

“Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e Covid-19, sapo u kthyem nga terreni, përkatësisht nga fshatrat, Zhegër dhe Vrapçiq, që për fat të keq janë prekur prej këtij virusi dy raste. Mund të konfirmoj se janë kontaktuar të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër kanë pasur kontakt me dy personat e infektuar. Falë angazhimit të policisë dhe mjekëve, e kemi listën e këtyre personave. Gjendja është nën kontroll dhe i lus qytetarët që t’i përmbahen rregullave të institucioneve”, ka thënë Ismajli.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu, ka njoftuar se së bashku me ekipet mobile kanë vizituar dy familjet, në Zhegër dhe Vrapçiq, ku i janë udhëzuar që t’i përmbahen rregullave për parandalimin e Covid-19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.