UBT

Ismajli: Jemi në rrugën e duhur e të mbarë, drejtë arritjes së qëllimit final për të cilin po pretendojmë të gjithë ne

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aktualisht, jemi në fazën më të rëndësishme të kësaj periudhe, fazë e vlerësimit të procesit të ecurisë së rrugëtimit të pandemisë. Rezultati i mbrëmshëm, i mbi 50 mostrave të rezultuara negative, na bënë të mendojmë që jemi në rrugën e duhur e të mbarë, drejtë arritjes së qëllimit final për të cilin po pretendojmë të gjithë ne ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Aktualisht, jemi në fazën më të rëndësishme të kësaj periudhe, fazë e vlerësimit të procesit të ecurisë së rrugëtimit të pandemisë. Rezultati i mbrëmshëm, i mbi 50 mostrave të rezultuara negative, na bënë të mendojmë që jemi në rrugën e duhur e të mbarë, drejtë arritjes së qëllimit final për të cilin po pretendojmë të gjithë ne.

FIDANISHTJA

Nëse vazhdon ky trend i uljes së kurbës së rasteve, atëherë, përgjatë javës së ardhshme, do të shqyrtohen masa të reja për zëvendësimin e këtyre masave kufizuese, dhe, për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndjekur.

Në koordinim të plotë edhe me organet e nivelit qendrorë, siç janë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, do ta pasqyrojmë gjendjen në terren dhe do t’i shqyrtojmë mundësitë për fillimin gradual të punës në disa biznese të caktuara.

Vazhdojmë të ju bëjmë lutje, të vazhdoni ta përballojmë këtë situatë edhe këtë javë. Është javë vendimtare nga e cila priten ndryshime për sa i përket masave kufizuese dhe lehtësimit të ushtrimit të veprimtarive biznesore. Mos u bëni jehonë që ky trend të rritet.
Ky virus nuk mund të ketë përhapje përderisa vazhdoni t’i respektoni instruksionet e dala nga organet gjegjëse. Na duhet bashkëpunimi juaj. Nuk guxojmë ta rrënojmë atë për të cilën punuam sot e 46 ditë. Jemi në momentet vendimtare, miq ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.