Mobi Casa

Ismajli inspekton punimet në projektin e rrugës “Skifter Arifi”, kosto 220 mijë euro

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Rruga “Skifer Arifi” në Gjilan është në fazën finale para asfaltimit me të gjitha elementet përcjellëse, projekt ky që kap vlerën e afro 220 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se kjo është një rrugë e cila e lehtëson jashtëzakonisht shumë qarkullimin e qytetarëve.

“Edhe përkundër asaj që Gjilani është duke u ballafaquar me pandeminë, projektet infrastrukturore nuk po ndalen. Falë angazhimit të drejtorit Naser Korca dhe ekipit të tij, ky dhe projektet tjera po marrin formë sipas planifikimit”, ka thënë Ismajli, teksa ka konfirmuar se do të përfundohet të gjitha projektet në infrastrukturë, të parapara sipas kalendarit të investimeve.

FITORJA

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, ka njoftuar se ky projekt pritet të përfundojë brenda dy javësh, derisa konfirmoi edhe realizimin e projekteve në fshatra e lagje tjera.

“Është duke u punuar në infrastrukturë në Livoҫ të Epërm, do të vazhdojmë në Livoҫ të Ulët, Malishevë të Epërme, rrugën Zabel-Uglarë, rrugën “Enver Miftari” në qytet dhe do të iniciojmë edhe projekte të tjera”, ka thënë Korҫa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.