ARKATANA

Ismajli: Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi dhe Bahtir Jahiri u sakrifikuan për ditët e bardha të lirisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Gjilanit, në kujtim të jetës, veprës dhe sakrificës që kanë bërë dëshmorët e rënë në këtë datë si Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi dhe Bahtir Jahiri.

Ismajli, pas homazheve, ka thënë se angazhimi i Komunës së Gjilanit është gjithmonë në funksion të jetësimit të amanetit të dëshmorëve që ishte liria, zhvillimi dhe prosperimi i vendit të tyre.

FITORJA

“Ata kanë sakrifikuar jetën, jo për veten dhe familjen e tyre, por për të gjithë shqiptarët që edhe ne sot të jetojmë, punojmë e të prekim lirinë e gjakut të tyre. Amaneti i tyre është detyrë dhe obligim për të gjithë ne që të punojmë më shumë, që ky vend të ketë zhvillim dhe shpresë për brezat e rinjë. Të nderuara familje të dëshmorëve, martirëve dhe të zhdukurve, u falënderohemi deri në përkulje për sakrificën e cila nuk kompensohet assesi, me atë që dëshmorët dhanë për neve, lirinë. Ata u sakrifikuan për ditët e bardha të lirisë”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.