Fundamenti

Ismajli: Halil Kqiku nuk ishte vetëm i Gjilanit e Anamoravës, por i krejt Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka organizuar të dielën mbledhje komemorative në nderim të veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku, e cila është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit, Lutfi Haziri.

Në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit Halil Kiqku të dielën u bënë homazhe të shumta nga veprimtar, ish aktivist të devotshëm të Partisë Parlamentare të Kosovës, veprimtar që kishin ardhur enkas nga e tërë Kosova dhe diaspora.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, nënkryetari Ismajli ka thënë se veprimtari Kqiku nuk ishte vetëm i Gjilanit dhe Anamoravës, por i krejt Kosovës.

“Me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme në shërbim të atdheut, ai do të mbetet përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Familja Kqiku duhet të jenë krenar që e patën një atdhetar të madh në gjirin e saj, i cili dha shumë për këtë që po e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thanë Ismajli.

Për veprën e Halil Kqikut ka folur veprimtari Hysen Kqiku, i cili tha se me veprimtarinë e tij politike, kulturore e humanitare, e kreu me sukses, jo vetëm në Gjilan, por kudo që e kërkoi nevoja.

Hidromorava

Ndërsa, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se në çdo ngjarje që ka ndodhur për lirinë e Kosovës, Halili i është përgjigjur pa hezitim.

Të pranishmit, në fund, i ka përlotur vajza e veprimtarit, Rina Kqiku, derisa e lexoi poezinë që i ndjeri e kishte e lexuar një vit më parë, në klubin letrar “Martin Camaj”, në Gjermani.

Ajo ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe të gjithë të pranishmit për nderimet që ia kanë bërë babait të saj.

Halil Kqiku do të varroset sot në varrezat e qytetit, në ora 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.