Ismajli: Greva është plotësisht legjitime

Gjilan – Sot, ishim për vizitë në Shoqatën e Transportit të Udhëtarëve “Anamorava”, për të parë nga afër procesin e mbarëvajtjes së grevës që ata po e zhvillojnë. Kjo shoqatë, vazhdimisht pas periudhës pandemike ka patur vështirësi operimi, duke u kufizuar të drejtat e operimit, me kushte të veçanta nga ana e Qeverisë ka shkruar Arbër Ismajli.
“Edhe tani, Qeveria e Republikës duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e tyre, dhe të përmbushë marrëveshjen e arritur në mes Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për subvencionimin e operatorëve të transportit. Kjo grevë e tyre është plotësisht legjitime dhe vjen pas një marrëveshje të nënshkruar e cila nuk po gjen zbatim nga ana e Qeverisë. Nënshkrimi i marrëveshje është obligim dhe zotim që duhet të gjejë zbatim. Çdo mospërmbushje e marrëveshjeve, çdoherë do të prodhojë grevë e protesta, të cilat përveç që i dëmtojnë këto shoqata, në anën tjetër, ia pamundësojnë qarkullimin qytetarëve të Republikës” ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/