Eko Higjiena

Ismajli: Falë luftës dhe rezistencës së Agim Ramadanit, sot Kosova po e gëzon lirinë dhe pavarësinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Manifestimi treditor tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, i cili i kushtohet figurës së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, në ditëlindjen e tij ka kulmuar me tubimin qendror madhështor në fshatin Zhegër të Gjilanit me moton i këndojmë Agimit”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”.

Pos strukturave komunale, në këtë tubim madhështor kanë marrë pjesë edhe deputetë, bashkëluftëtarë të dëshmorit e përfaqësues nga jeta politike, institucionale e kulturore.

“Më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit ta përshëndes këtë manifestim, në veçanti familjen Ramadani. Unë sot po ndihem i vogël karshi rolit dhe sakrificës së kreshnikut të Karadakut, Agim Ramadani, i cili e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve njëherë e përgjithmonë. Agimi ishte njeri i penës e i artit, por, mbi të gjitha, strateg i jashtëzakonshëm i luftës dhe falë rezistencës së tij, ne sot jemi të lire dhe të pavarur. Dhashtë Zoti që Kosova të bëhet ashtu siç ka dashur Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë para të pranishmëve nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

ARKATANA

Në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani” ka folur Feriz Trezhnjeva, i cili tha se sot jemi në një datëlindje e pavdekësisë të figurës historike të kolosit të kombit, Agim Ramadani.

Ndërsa, bashkëshortja e Agimit, Shukrie Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtij tubimi, duke shtuar se familja e saj do të vazhdojë ta jap kontributin dhe përkrahjen e përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve.

Tubimi “I këndojmë Agimit” është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik, ku performuan këngëtarët të mirënjohur të estradës kosovare, Ramadan Krasniqi, Gold Ag, Ismet Bexheti etj, përderisa tubimin e ka madhështuar prezenca e ansamblit nga Mirdita e Shqipërisë dhe recitimi i vargjeve kushtuar figurës së Agimit nga ana e Nderit të Kombit, Reshat Arbana./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.