Uji Dea

Ismajli: Është e pafalshme dhe skandaloze mënyra se si qeverisja qendrore dhe lokale kanë trajtuar projektin, për zgjerimin e hyrjes në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Informatat që kemi pranuar sot nga deputetët Lutfi Haziri dhe Krenar Xhaferi nuk janë të mira për qytetin tonë, shkëputja e kontratës me BERZH për zgjerimin e hyrjes në qytetin e Gjilanit nga Prishtina! Është e pafalshme dhe skandaloze mënyra se si qeverisja qendrore dhe lokale kanë trajtuar projektin për zgjerimin e hyrjes në qytetin e Gjilanit, një projekt i financuar nga BERZH, duke e lënë këtë projekt me punë aty ku ka mbetë dhe duke mos u interesuar për përfundimin e tij ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë:

Ky ishte një projekt jetik për Gjilanin dhe Anamoravën. Sot, në vitin 2025, nga 3.9 milionë euro të planifikuara janë realizuar vetëm 929 mijë. Punët shtesë kapin vlerën mbi 500 mijë euro por asnjë përparim nuk ka.

FIDANISHTJA

Ky ishte një prej projekteve më të rëndësishme për infrastrukturën e qytetit, i planifikuar me fonde ndërkombëtare dhe me rëndësi strategjike për zhvillimin e rajonit. Sot, pas shumë vitesh pritje dhe vonesash të pajustifikueshme, jo vetëm që projekti nuk është realizuar, por erdhi informacioni që është shkëputur kontrata, duke rrezikuar të humbin fondet dhe besimi i institucioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Me afat 18-mujor për përfundim, nisur në 2020, kjo hyrje duhej të ishte përmbyllur në vitin 2022. Ky është sabotimi më i pafalshëm ndaj zhvillimit infrastrukturës moderne dhe të ardhmes së qytetit tonë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.