Hidromorava

Ismajli apel IKSHP-së: Mos e vononi përpunimin e rezultateve të testeve për COVID-19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës vlerësues për situatën e përballjen me pandeminë.

Pas takimit, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar se janë edhe 2 raste të reja pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 290, 159 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa 5 persona kanë vdekur.

“Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismajli.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, anesteziologu i njohur Ukshin Ismaili, ka njoftuar se pas përpos shërbimit të Infektives dhe Pulmologjisë, nga dje kanë bërë edhe hapin për të mirën e pacientëve, duke e liruar edhe repartin e Neurologjisë për trajtimin e pacientëve eventual.

FIDANISHTJA

“Tashmë janë në dispozicion 61 shtretër në shërbim të pacientëve për COVID-19, ndërkohë që 20 prej tyre janë të pajisur me oksigjenoterapi. Për momentin I kemi 47 pacientë të shtrirë, 20 janë pozitivë me Covid-19 dhe 27 po i presin rezultatet e testeve. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë ndonjë shqetësim të madh”, ka thënë dr. Ukshin Ismajli.

Për gjendjen e sigurisë në Gjilan ka folur komandanti i Stacionit Policor, major Alban Ramushi, i cili ka thënë se është e qetë dhe
stabile.

“Prej dje jemi duke punuar me orar shtesë prej 12 orëve. Kemi marrë oficerë shtesë prej Drejtorisë Rajonale dhe drejtorive të specializuar dhe personeli i oficerëve është rritur mjaftueshëm. Apelojmë që të mos e mbani maskën për imazh, por në mënyrën e duhur sepse në këtë mënyrë, ju e mbroni vetën, familjen e qytetin tuaj”, ka deklaruar Ramushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.