Hidromorava

Ismajli: Abdullah Tahiri do të jetë në piedestalin më të lartë të lirisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kryesuesen Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtorët komunalë, kanë bërë sot homazhe tek lapidari i heroit të kombit, Abdullah Tahiri, në Malishevë.

“Këtë vit, Flaka e Janarit i kushtohet dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri, i cili u flijua për lirinë, pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës. Tash e tutje, ai do të jetë në piedestalin më të lartë të lirisë, pasi do të vendoset shtatorja e tij sivjet, në vendin ku është arrestuar. Është njëra nga figurat më të rëndësishme historike, jo vetëm të Anamoravës, por të gjithë popullit shqiptar. Lavdi e përjetshme veprës së tij”, ka deklaruar Ismajli, pas homazheve.

Kryetari i Këshillit të fshatit Malishevë, Latif Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri që manifestimin “Flaka e Janarit 2020”, ia dedikoi heroit Abdullah Tahiri.

“Jemi ndier të nderuar dhe të privilegjuar që “Flaka…” e sivjetme i dedikohet figurës së Abdullah Tahiri, pasi ne e kemi pasur idol në Malishevë figurën e tij. E falënderoj kryetarin Haziri, nënkryetarin Ismajli dhe të gjitha ata që kanë kontribuar që ky vit të shënohet me emrin e Abdullah Tahirit. Ai nuk luftoi për vete, por për neve, që ta gëzojmë lirinë”, tha Maliqi.

Mobi Casa

Më pas, Ismajli me bashkëpunëtorët, kanë vizituar familjen e heroit Abdullah Tahiri, të cilët i ka falënderuar ish-i burgosuri politik, Bejtullah Tahiri.

Ndërkohë, nënkryetari Ismajli ka vizituar edhe familjen e heroit Kadri Zeka, në 28-vjetorin e rënies, ku është pritur nga Shaip Zeka.

Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka konfirmuar se sivjet do të vendoset edhe shtatorja e heroit, Kadri Zeka, në një vend meritor në Gjilan.

Përfaqësuesi i familjes Zeka, Shaip Zeka, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe nënkryetarin Ismajli për nderin që ia kanë bërë familjes së tij me vizitën dhe lajmin për vendosjen e shtatores./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.