ARKATANA

Ismajl Kurteshi krenohet me karateistët gjilanas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga Lëvizje VV!, Ismajl Kurteshi, ka vizituar me bashkëpunëtorët e tij karateistët e dy klubeve më të trofeshme të karatesë në Gjilan, “Dritës” dhe “Elitës”. Kurteshi fillimisht nga drejtuesit e këtyre klubeve është informuar hollësisht me kushtet, punën dhe sukseset e tyre. I impresionuar me pritjen madhështore dhe sukseset e këtyre karateistëve në kushte dhe rrethana jo të kënaqshme, Kurteshi ka thënë se jo vetëm si institucion, por edhe si shoqëri duhet të bëjmë shumë më shumë për këta të rinj, të cilët po na zbardhin fytyrën kudo që po shkojnë.

“Do të kemi kujdes të veçantë për sportistë e meritueshëm dhe me perspektivë. Ju dhe trajnerët e Juaj po bëni një punë të mrekullueshme dhe për sukseset e juaja edhe ne po ndihemi krenarë e të lumtur”, – ka thënë Kurteshi, duke shtuar se “jemi shumë të përkushtuar se qeverisja me ne do të jetë me ndershmëri, profesionalizëm dhe efikasitet dhe të gjithë sportistët në këtë rast do të trajtohen barabarësisht dhe nuk do të ketë në asnjë mënyrë privilegje për ndonjë ekip të caktuar apo sportistë të favorizuar”.

Fundamenti

“Kjo me ne nuk do të ndodh kurrë, sepse për neve të gjithë sportistë janë të njëjtë. Programi jonë për sport është konkret, i kuptueshëm, i kapshëm, i qëndrueshëm dhe mjaftë ambicioz, sepse është hartuar nga njohësit e mirë të rrjedhave sportive në Gjilan”, – ka theksuar Kurteshi.

Në fund të vizitës disa karateistë dhe mjeshtër të vërtetë të këtij sporti fisnik kanë demonstruar disa veprime karate dhe kanë performuar disa stile të kësaj disipline sportive thuhet në njoftimin e VV në Gjilan./rajonipress/.