Eko Higjiena

Ismaili: Udhëzimi Administrativ që fuqizon rolin e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën​, është gati

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në dhënien e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Me këtë rast, ministri i ka njoftuar profesionistët shëndetësorë edhe me Udhëzimin e ri Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor që është hartuar dhe është në fazën finale.

ARKATANA

“Gjatë kësaj periudhe edhe ne si Ministri kemi punuar që përmes mbështetjes tonë institucionale ta fuqizojmë mjekësinë familjare dhe rolin e saj. Udhëzimi i ri Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor tashmë është në fazën finale dhe shumë shpejt do ta nënshkruaj. Ky dokument i ri parasheh një varg risish dhe lehtësirash për qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë në mjekësinë familjare”, tha ministri Ismaili.

Ismaili tha se duke rritur numrin e shërbimeve dhe mundësive për qytetarët ne do të krijojmë një mbulim më të madh shëndetësor në gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.