UBT

Ismaili shpreson me ardhjen e Selver Xhelili në krye të Dritës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i bordit të klubit futbollistik “Drita” Besim Ismaili shprehet i kënaqur me zgjedhjen e Selver Xhelilit në pozitën e kryetarit të klubit “Drita” dhe ka besim të plotë në realizimin e premtimeve të tij rreth organizimit dhe sukseseve të klubit në përgjithësi.

“Unë i uroj suksese dhe punë të mbarë dhe i kam kujtuar prej përvojës që kam në “Dritë” si familje dhe si individ, për kontributin e dhënë “Dritës” qysh prej viteve 90-ta dhe tani e disa vite në krye të bordit të klubit, se të jesh në KF “Drita” ka vetëm përgjegjësi nuk ka privilegje gjë që e ka kuptuar Xhelili” ka thënë Besim Ismaili.

Ismaili ka shtuar se shpreson shumë që kryetari i sapozgjedhur Xhelili me përvojën që ka, së bashku me disa shokë, donator të tij dhe me mbështetjen që ka nga struktura e klubit do t’a bëjë që skuadra të shkëlqejë dhe të tregojë potencialin e plotë deri në fund të sezonit vjeshtor.

Mobi Casa

Ismaili ka garantuar Xhelilin që në punën e tij, nuk do të mund t’a pengojë askush, Xhelili ka mbështetjen e plotë të bordit që udhëhiqet nga unë.

Të kujtojmë se Ismaili prej sa është në krye të bordit ka përcjellur disa kryetarë të klubit “Drita” dhe nuk lejon parregullsi. /rajonipress/