UBT

Ismaili: I shqetësuar me ngjarjet e fundit!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Si duket të gjitha përpjekjet e FFK-së në bashkëpunim me klubet, që gjithçka të shkojë në rregull, dhuna në futbollin kosovar nuk ka të ndalur ka thënë Nënkryetari i bordit të KF”Dritës” nga Gjilani Besim Ismaili.

Ndodhi edhe kjo ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Kosovës së Prishtinës është ndërprerë, pasi një lojtar e ka grushtuar gjyqtarin Leutrim Mustafa.

“Sulmi ndaj gjyqtarit është i papranueshëm , lojtarët duhet ta din se për çka gjinden në fushë, nuk kanë çka të merren (kacafyten) me gjyqtarët, nuk ka ligj që e mbron sulmin ndaj gjyqtarit edhe nëse ai e bën padrejtë, sepse vlerësimin për gjyqtarë e jep komisioni disiplinor “ tha Ismaili.

United Hospital

Ismaili tha se edhe gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të gjykojnë drejtë , mos të luajnë me ndjenjat e lojtarëve dhe të tifozëve.

Nënkryetari i bordit i bën thirrje FFK-së që të marrin masa disiplinore ndaj atyre që prishin imazhin e futbollit në Kosovë, sepse nëse nuk merren dënime strikte tani, qoftë lojtarë apo gjyqtarë atëherë kjo do të kaplojë gjithë futbollin Kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.