Hidromorava

Ismaili flet për hajninë me barna: Një bari që kushton 8 euro Ministria e kishte blerë më parë 24 euro

/ 1 minutë lexim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016. Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni.

Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abuzim. “Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore, i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.

Uji Dea

Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të çmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së. Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë, edhe pse sipas tij ka çalime, por ka përmirësime në këtë sektor.