Fundamenti

Ismail Kadare viziton Izraelin

/ 1 minutë lexim

Tel-Aviv – Shkrimtari Ismail Kadare ka vizituar Izraelin, ku është takuar me Presidentin e këtij vendi, Shimon Peres.

Gjatë takimit, Presidenti dhe shkrimtari shkëmbyen mendime filozofike në tema të ndryshme, për gjërat e përbashkëta që ka Izraeli me Shqipërinë dhe për lidhjen e dy popujve. Ky ka qenë takimi i dytë mes tyre, pas takimit të parë në vitin 2000. Me interes ka qenë edhe biseda për librin “Dimri i Thyer”.

Mobi Casa

Presidenti Peres është interesuar për shkrimin e tanishëm të shkrimtarit. Kadare do të vizitojë “Weizmann”, Institutin e Shkencave në Muzeun e Izraelit dhe do të marrë pjesë në ndezjen e qirinjve të festës “Hannukah”. Gjatë vizitës në Jerusalem, Tel-Aviv, Haifa, Kadare do të takohet me shkrimtarë izraelitë.(koha)