Hidromorava

Ismail Kadare padit Nexhmije Hoxhën për “Dimri i Vetmisë së Madhe”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Ismail Kadare padit Nex hmije Hoxhën për dorëshkrimin origjinal të librit “Dimri i Vetmisë së Madhe”.

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është drejtuar dje Gjykatës së Tiranës, për të rimarrë dorëshkrimin origjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i cili mbahet padrejtësisht, sipas tij nga Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha. Në padinë e depozituar dhe marrë në dorëzim nga gjyqtari Bledar Abudullai, Kadare ndër të tjera kërkon dhe rifitimin e së drejtës së autorit mbi këtë vepër.

Kjo padi vjen vetëm pak kohë pasi Ismail Kadare ribotoi veprën e tij “Dimri i Vetmisë së Madhe”, vepër e cila gjatë periudhës së komunizmit u censurua si në titull ashtu edhe në përmbajtje, transmeton BW .

UBT

Avokatët mbrojtës të Ismail Kadaresë kanë depozituar dje në Gjykatën e Tiranës padinë civile kundër Nexhmije Hoxhës. Në objektin e kësaj padie kërkohet nga ana e Gjykatës së Tiranës: “Rifitimi i të drejtës së autorit mbi veprën artistike, dorëshkrimi origjinal i librit “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe rikthimi i dorëshkrimit origjinal i veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe” në posedim të z. Ismail Kadare.

Marrja e masës së sigurimit të padisë duke urdhëruar inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal të veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, mbajtur në mënyrë të paligjshme nga e paditura Nexhmije Hoxha dhe lënia përkohësisht në ruajtje pranë një institucioni të pavarur të përcaktuar nga gjykata deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.” Ndërkaq, padia në fjalë është hedhur në short dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga ana e gjyqtarit Bledar Abdullai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.